Deputeti i PDK, Hisen Berisha, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani për bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si një strategji për ta mbrojtur atë politikisht. Berisha vuri në dyshim sinqeritetin e adresimeve të Osmanit ndaj Kurtit gjatë fjalimit të saj vjetor, duke i cilësuar ato si kozmetike dhe të paefektshme. Ai pretendoi se këto adresime janë më tepër të orientuara për ruajtjen e votave, veçanërisht nga ato që Osmani i ka marrë kur u shkëput nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje. “Osmani po e bën lojën e shpëtimit të Kurtit. Ata janë në koordinim të plotë dhe adresimet e saj nuk japin kurrfarë efekti te ai. Përkundrazi, ato e nxisin më shumë. Ai po ashtu aludoi se pjesë të fjalimit të Osmanit janë të shkruara nga këshilltarja e saj Dejona Mihali, duke sugjeruar se kjo tregon një skenar të përgatitur për qëllime elektorale.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …