U pajis me 1000 ekzemplarë librash biblioteka e Shkollës “Hilmi Hoti” në Carallukë

Në kuadër të festave të Nëntorit u pajis me 1000 ekzemplarë librash biblioteka e Shkollës Fillore të Mesme e Ulët (SHFMU) “Hilmi Hoti” në Carallukë.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit dhe SHFMU “Hilmi Hoti” u organizua një orë letrare në të cilën lexuan poezitë e tyre nxënësit anëtarë të grupit letrar të shkollës.

Falënderojmë publikisht të gjithë dhuruesit e librave, shtëpitë botuese, libraritë shkollore, librarinë “Arbri” dhe mërgimtarin Mentor Mazreku.

Në këtë ngjarje folën edhe zyrtarët të DAE-së, Sabit Berisha, Remzi Buçaj si dhe drejtoresha e shkollës.

Aksioni ‘Bashkë për bibliotekat shkollore ‘, me nismën e poetit Mehdi Krasniq, do të vazhdoj.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, përkujtoj një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë të re, Pranvera Shqiptare e vitit 1981

Nën organizimin e Shoqatës të ish të Burgosurve Politik në Ferizaj, me pjesëmarrjen edhe të …