Ferizaj i dha Kosovës, dëshmorë e martirë, heronj, që mendjen, zemrën e jetën e shkrinë për lirinë, për Kosovën

Ferizaj i dha Kosovës, dëshmorë e martirë, heronj, luftëtarë e veprimtarë të shquar atdhetar, që mendjen, zemrën e jetën shkrinë për lirinë, për Kosovën ka thënë kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu, në promovimin e monografisë “Njeriu nëpër Rrugët e Histroisë”  (Jeta dhe Veprimtaria) kushtuar veprimtarit atdhetar, Mustafë Rexhepi, të autores, Dr.Sc Afërdita Dervishi.

I tillë ishte edhe veprimtari atdhetar, drejtuesi suksesplotë e i dashur për kolektivin e ndërmarrjeve ku punoi, i tillë ishte personaliteti që me fisnikërinë e tij, veprën kontributplote që la pas, skaliti emrin e tij në murin e lavdisë së Ferizajt dhe gjithë kombit. I tillë ishte Mustafë Rexhepi, ku sot në vigjilje të Festave të Nëntorit, promovuam veprën monografike kushtuar jetës dhe veprës së tij “Njeriu nëpër rrugët e historisë – Mustafë Rexhepi” me autore znj. Afërdita Dervishi, vepër kjo botimin e së cilës me kënaqësi të veçantë e mbështetëm.

Brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë pas nesh, me këtë vepër po i trashëgojmë një rrugëtim, një shembull për tu ndjekur, një frymëzim, një simbol suksesi e figurë lavdiplote atdhetare që mishëron emri i ferizajasit të shquar, Mustafë Rexhepi.

Lavdi jetës dhe veprës së Mustafë Rexhepit, ka thënë në fund të fjalimit të tij, kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, u bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, bëmë homazhe në …