leoni

Mbahet Akademi përkujtimore për veteranët e UÇK-së që ndërruan jetë pas luftës së viti 1998-999 në Komunën e Malishevës

Me organizim të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së dega në Malishevë dhe në mbështetje të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot u mbajt Akademi përkujtimore për veteranët e UÇK-së që ndërruan jetë pas luftës së vitit 1998-1999 në Komunën e Malishevës deri në nëntor të vitit 2024.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastarti në fjalën e tij tha se nga kjo ditë e madhe në prag të 28 nëntorit, kur jemi para gjithë atij rrugëtimi plotë sakrifica nëpër të cilën ka kaluar kombi ynë, është gjëja më e vogël që ne mund të bëjmë, jo vetëm në ditë festash, por edhe në përditshmërinë tonë, pra t’i shprehim mirënjohje e respekt secilit për angazhim në secilën periudhë të veprimtarisë së tyre patriotike e çlirimtare deri në përulje të të gjithë dëshmorëve të kombit dhe të rënëve për liri si dhe veteranëve që ndërruan jetë në këtë përiudhë kohore një ashtu edhe secilit qytetar të vendit që ndihmuan në forma të ndryshme luftën çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-së. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit. Gëzuar festat e bukura të Nëntorit, ka thënë mes tjerash i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Ndërsa, Komandant Çeliku – Fatmir Limaj, para gjithë të pranishmëve si bashkëluftëtarë i ish veteranëve të UÇK-së në fjalën e tij tha se, “Në këtë akademi të kujtimit e mirënjohjes për të cilën po ndjehet që kemi pas shumë nevoje, sepse veq prania e madhe e juaj e ka simbolikën e luftës për çlirim të lirisë dhe shtendertimit, pra sot përmes këtij kujtimi, ne kujtojmë të djeshmën dhe të sotmen si dhe të nesërmen e porosisë që po jep kjo akademi, për veprat dhe sakrificën e veteranëve që sot nuk janë në mesin tonë e tuaj, por janë fotografia e lirisë së Kosovës, janë vetë historia e saj, dhe vazhdoi pas aktit të madh të Pavarësisë, lirinë e gezojnë ata që lindin pas lirisë”, pëfundoi Limaj.

Metush Krasniqi, Kryetari OVL-së UÇK dega në Malishevë njëherit edhe organizator mes tjerash tha.’ Dhimbja e madhe prindërore e bartë dhimbjen e madhe kombëtare, kurse vlera e lirisë dhe gjaku e lufta e çlirimtareve janë frymëzimi për kombin, atdheun dhe shtetëndertimin në vazhdimësi’.

Gjeneral Gëzim Hazrolli, në një fjalë rasti tha se, “ Populli shqiptar ka luftuar që nga Arbëroret, por luftëtarët e UÇK-së janë ata që vazhduan dhe nesër do të vazhdojnë luftën deri në çlirimin përfundimtar të tokave shqiptare’.

Kurse Faton Klinaku, nga OVL e UÇK-së në nivel vendi tha: ” Populli shqiptar gjatë gjithë historisë ka luftuar për çlirim kombetar dhe me luften e fundit çlirmtare ku ju përgjigjen djem e vasha shqiptare dhe ishin të vendosur të luftojnë deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

“Sa herë i nderojmë luftëtarët e nderojmë atdheun dhe lirinë e gjakun e tyre dhe kujtojmë plagët, e sa herë i harrojmë e dëmtojmë adheun dhe lirinë”, theksoi Fatmir Shurdhaj nga Brigada 121 e UÇK-së, Kumanova.

Ndërsa, Enver Hoti nga Brigada 122 ‘ Imer Krasniqi, tha se “ sot po përkujtojmë ata të cilët shkruan historinë dhe lirinë si dhe zhvillimin e vendit, sot kujtojme gjithë ata bereza e breza që deri në ditën e sotem dhanë kontribut për çlirimin dhe lirinë kombetare’.

Lavdi gjithë dëshmorëve të atdheut, përkujtim dhe nderim veteranëve që ndërruan jetë brenda kësaj periudhe kohor, Gëzuar Festat e Nëntorit!

Kontrolloni gjithashtu

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, u bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, bëmë homazhe në …