Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar i NISMA Socialdemokrate, nënkryetarin e Komunës, Vesel Krasniqi, drejtoreshën e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe struktura tjera komunale, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për festat e nëntorit nga Gjimnazi “Hamdi Berisha”, që drejtohet nga drejtori Izet Hoti.

Në këtë organizim me një pjesëmarrje të madhe të nxënësve dhe personelit të kësaj shkolle, kanë folur kryetari Kastrati, lideri i Nismës, Fatmir Limaj, drejtoresha Krasniqi, drejtori i shkollës Hoti, dhe profesori Ramiz Sopaj.

Të gjithë folësit e kësaj ngjarje festive, kanë vlerësuar lartë rolin e madh që ky gjimnaz ndër vite ka pasur në edukimin e brezave, ka nxjerë shumë kuadro të shquara të zonës së Llapushës, dhe ajo që vlenë të theksohet që vet shkolla bartë emrin e një ish mësuesi të saj, i rënë dëshmor në luftën për liri, pra të heroit të kombit, profesorit Hamdi Berisha.

Po ashtu, pjesë kyçe e këtij organizimi ka qenë edhe ekspozita me flamujë kombëtarë e profesorit Shani Paçarizi dhe mini-dokumentari nga nxënësit e shkollës, ku pasqyrohet ruajtja dhe promovimi i vlerave kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, u bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Në kujtim të një prej ditëve më të lavdishme për kombin tonë, bëmë homazhe në …