Sot kudo në trojet shqiptare, edhe pse të ndara e të shkapërderdhura si në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore, në Çamëri e në mërgatë, zhvillohen aktivitete të shumta përkujtimore, tematike, kulturore, diplomatike, ushtarake e shtetërore, në nderim dhe shënim për 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Muaji nëntor në Kalendarin e historisë kombëtare shqiptare, shënon ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të kombit shqiptar.
28 nëntori shënon kthimin e Skënderbeut në Krujë, në vitin 1443,
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912,
Çlirimin e Shqipërisë nga forcat fashiste në vitin 1944,
Lindjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në vitin 1955,
Daljen publike të UÇK-së në vitin 1997,
dhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme të së kaluarës shqiptare.