Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, të lëshuara nga Serbia për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbeten të zbatueshme. Ky qëndrim konfirmohet pavarësisht deklaratave të mëparshme nga kryeministri Hristijan Mickoski, të cilat, sipas Filkovit, janë keqkuptuar. Gjatë një vizite në Kosovë, Mickoski kishte thënë se kushdo që nuk i shkel ligjet është i “mirëseardhur” në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, Filkov sqaroi se këto deklarata nuk nënkuptojnë shmangie nga zbatimi i drejtësisë apo përjashtime për fletarrestimet e INTERPOLIT “Fletarrestimet e lëshuara deri tani vlejnë,” tha shkurt Filkov, duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …