Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, ka kundërshtuar disa pyetje të trupit gjykues në seancën e së mërkurës në Hagë. Duke iu drejtuar trupit gjykues, Dixon theksoi se nuk i takon gjyqtarëve të sfidojnë besueshmërinë e dëshmitarit, Halil Çadraku, duke shtuar se kjo qasje nuk është ndjekur as nga mbrojtja dhe as nga Prokuroria. Nuk është kompetencë e trupit gjykues të bëjë pyetje që sfidojnë besueshmërinë e dëshmitarit. Kjo çështje është një parim i rëndësishëm për të ardhmen, deklaroi avokati. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se gjykata ka autoritet të plotë për të bërë pyetje të tilla dhe se do të vazhdojë me hetimet e tyre. Prokurori James Pace shtoi se avokatit nuk i takon të flasë për qasjen e Prokurorisë ndaj dëshmitarit. Në vijim të dëshmisë, Halil Çadraku diskutoi edhe çështje të tjera, duke përfshirë rolet e liderëve të UÇK-së, organizimin e saj gjatë luftës dhe lidhjet me persona të caktuar.
Kontrolloni gjithashtu
Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …