Sot në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishin të pranishëm; Bajram Begaj, Elisa Spiropali, Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot në Vlorë u mbajt  edhe ceremonia e ngritjes së flamurit ku të pranishëm ishin kryetari  i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali si edhe kryeministri Edi Rama. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.  Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 112 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Festa e 28 Nëntorit njihet ndryshe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke e shpallur Shqipërinë një shtet sovran dhe të pavarur. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Igor Filkov: Fletë-arrestet e INTERPOL-it, për ish-pjesëtarët e UÇK-së do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Igor Filkov, deklaroi të se fletë-arrestet e INTERPOL-it, …