I nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut. Në këtë ditë të shenjtë të kombit tonë, 28 Nëntorin e lavdisë, ndalem për një çast — sot, dje dhe nesër — çdo ditë, dhe përkulem me shpirt para Teje, Bacë, me respektin e avullit të gjakut që rrjedh në vena, përpara sakrificës suaj. Ju, që nga rinia e deri sot, keni jetuar dhe luftuar vetëm për një ëndërr: një Shqipëri të dinjitetshme dhe bashkimin e trojeve tona. Zëri juaj, edhe pse sot i humbur për ne, jehon lart në zemrat e kujtesën e të gjithë neve që nuk harrojmë. Ju jeni dëshmi e gjallë e përkushtimit të pashoq, e një zemre që ka rrahur gjithmonë për kombin, për flamurin dhe për historinë tonë të përgjakur. Në këtë festë, është nderi im t’ju falënderoj dhe t’ju them se sakrifica juaj nuk është e kotë. E ardhmja do t’ju kujtojë gjithmonë me krenari dhe mirënjohje. Ty, o Lapidar! Urime 28 Nëntori! Flamuri kuq e zi valëvitet sot për Ty, dhe ti ndoshta ke zjarrmi nga ethet historike… Ti, vulë e moteve të shqiptarëve! Me respekt të thellë dhe deri në frymën e fundit, Një zemër mirënjohëse për sakrificën tuaj të pashoqe! Ditën kur isha në RKL, ti nuk ishe aty, te ajo tavolina e vjetër. Nuk më fole me atë tonin e zërit njerëzor. Ti nuk ishe aty dhe për një çast, nuk pashë asgjë, veç një loti që po ndryhej brenda meje… Por ama, ishin degët e tua aty për të më përqafuar. Edhe nusja jote mungoi atë ditë. Në fakt, nuk mungoi dhimbja e saj, që ndjehej vërtetë. Nuse e Bacës dhe gjithë ju pinjollë të tyre, nga baza e shpirtit: Urime!
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Vendimi për Xhaminë Jeni të Manastirit, akt që cënon harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike në Maqedoninë e Veriut
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e tij të thellë për vendimin e fundit …