Kryetari Latifi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në ceremoninë madhështore të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, për shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorin e çlirimit.

Në postimin e tij në facebook, Latifi ka shkruar:

Sonte, pata nderin të marr pjesë në ceremoninë madhështore të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, për shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 80-vjetorin e çlirimit.

Falënderoj Ambasadorin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, z. Petrit Malaj, për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë!

Ishte kënaqësi e veçantë të ndaj këto çaste të rëndësishme me miq e bashkëpunëtorë, duke përkujtuar rrugën e mundimshme dhe të gjatë të shqiptarëve, sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve të atdheut, gjakun e kuq që u derdh ndër breza për liri dhe pavarësi kombëtare.

Urime shqiptarë kudo që jeni për festën tonë kombëtare, 28 NËNTORIN!🇦🇱

Gëzuar 80-vjetorin e çlirimit, Republika e Shqipërisë!

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar …