Komuna e Rahovecit me aktivitete të shumta po shënon 28 Nëntorin

Me rastin e shënimit të festave të 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar dhe 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Rahovecit me aktivitete të shumta po kremton festën e Pavarësisë.

Në postimin e tij në facebook, Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka shkruar:

Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës, shqiptarë, kudo që ndodheni, në emër të Komunës së Rahovecit, gëzuar 28 Nëntorin!

E filluam ditën me aktivitetin tradicional të pritjes së qytetarëve, për të vazhduar me homazhe për ata që dhanë jetën për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, si dhe me ngritjen e flamurit në oborrin e komunës.

Vazhdojmë gjatë ditës me aktivitetet që kemi paraparë për sot.

Lavdi për jetë të jetëve të rënëve për lirinë e atdheut dhe kombit shqiptar!

Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar …