Në Llaushë u zbulua Monumenti i daljes së Parë Publike të UÇK-së

Të enjtën në Llaushë të Skënderajt u zbulua Monumenti i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar:

“27 vite më parë, teksa po varrosej mësuesi Halit Geci, i vrarë nga forcat policore serbe, në sytë e mijëra shqiptarëve, u shfaq për herë të parë në publik dhe nëpërmjet çlirimtarëve Mujë Krasniqi, tashmë dëshmor, Rexhep Selimi dhe Duat Haradinaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila kishte marrë mbi supe përgjegjësinë e mbrojtjes së popullit të Kosovës nga agresioni serb, ndërsa mision përfundimtar kishte lirinë e vendit.

Sot, në kujtim të pavdekësisë së atij momenti historik, në Llaushë u zbulua Monumenti i daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një obligim i përmbushur në ruajtjen e historisë sonë të lavdishme dhe tri shkronjave të arta, UÇK!

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë me organizim të veçantë shënoi festat e Nëntorit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me Komandant Çelikun, Fatmir Limaj, njëherit kryetar …