Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, duke argumentuar se një imunitet i tillë nuk ka vlefshmëri juridike, raporton Anadolu. Ministri i Jashtëm francez, Zhan-Noel Barrot tha se disa liderë mund të kenë imunitet sipas Statutit të Romës, traktatit që krijoi GJND-në. Barrot theksoi se Statuti i Romës “trajton çështjet e imunitetit për disa liderë”, duke shtuar se çështje të tilla në fund i përkasin autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë theksoi përkushtimin e vendit në respektimin e angazhimeve ndërkombëtare në bazë të Statutit të Romës, duke thënë: “Franca do të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare, duke kuptuar se Statuti i Romës kërkon bashkëpunim të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj: Kurti refuzoi ofertën për në NATO dhe integrimin e veriut, pasi prioritetet e tij ishin për pushtet
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij …