leoni

Sami Lushtaku; Dalja e parë publike e UÇK-së, më 28 nëntor 1997, dëshmi e një momenti që ndryshoi historinë

Sami Lushtaku: Dalja e parë publike e UÇK-së, më 28 nëntor 1997, dëshmi e një momenti që ndryshoi historinë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e quajti dëshmi të një momenti që ndryshoi historinë, 28 nëntorin e vitit 1997, daljen e parë publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E lidhur me këtë ngjarje historike, sot në Llaushë u zbulua memoriali i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moment që Lushtaku e quan kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. “Më 28 Nëntor 1997, Llausha u bë dëshmitare e një momenti që ndryshoi historinë: dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një thirrje për liri dhe një betim për atdhe, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Po sot në Llaushë, pas 27 vitesh, e zbuluam memorialin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky memorial është një kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. Nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme.  Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, ka shkruar Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …