Lluka Mishetiq: Prokuroria nuk paraqet kurrfarë prove që Hashim Thaçi t' iu ketë dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së

Luka Mishetiq, në Gjykatën Speciale ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë ku diskreditohet dëshmitari, Sokol Bashota

Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, në Gjykatën Special  ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë duke thënë se po e diskrediton dëshmitarin Sokol Bashota. Tani ky është diskreditim i dëshmitarit nga ajo çfarë është dhënë në dëshmi sepse është dëshmi thelbësore”, tha Luka Mishetiq, i cili citoi rregullore dukë thënë se për këtë gjë duhet të merret leje. Kjo deklaratë e Mishetiq erdhi kur dëshmitarit iu prezantua një deklaratë e Rexhep Selimit ku fliste për aksionet që kishte organizuar UÇK-ja më 1997. Rexhep Selimi thotë si më poshtë: Pas këtyre te treve kishte edhe disa persona të tjerë të cilët janë sjell nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në Jabllanicë. Pra, shtatë murtaja dore u sollën aty nga ata dy. Ne, kishim 11 prej tyre kishim edhe 3 të tjera të cilat kanë ardhur në forma të tjera dhe i bëmë 14 për t’i përgatitur 14 aksionet e 11 shatorit 1997. Deri në atë ditë ne nuk kemi përdorur asnjërën prej këtyre mortajave, ndonëse kishim nevojë t’i përdornim, me qëllim që Serbia të mos merrte masa sepse në atë kohë llogarisnim se kjo është një armë e madhe dhe dëshironim ta zinim Serbinë në befasi ashtu siç e zumë duke organizuar një aksion shumë të fuqishëm dhe të sinkronizuar në shtator të vitit 1997.  I patëm 14 murtaja dhe i bëmë 14 aksione. Sikur t’i kishim 20 murtaja do t’i kishim bërë 20 aksione” citoi prokurori deklaratën e Rexhep Selimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti refuzoi ofertën për në NATO dhe integrimin e veriut, pasi prioritetet e tij ishin për pushtet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij …