Fitues i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024” është Rifat Berisha hitbërësin e këngës “Zot ku t’kam moj çifteli”!

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj ka përfunduar Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, I organizuar për nder të festive të nëntorit që u përshkrua me pjesëmarrje të rapsodëve e grupeve folklorike nga mbarë trevat shqiptare.

Fitues  i çmimit kryesor “Kulla e Jasharëve” u shpall këngëtari i mirënjohur Rifat Berisha. Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura në një postim të tij e ka uruar me këtë rast Berishën për çmimin e fituar.

“Përgëzimet më të sinqerta për fituesin e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, këngëtarin e mirënjohur me zërin e tij të ëmbël, Rifat Berisha, njëkohësisht fitues i çmimit kryesor “Kulla e Jasharëve”, pas një gare të fortë mes dhjetëra rapsodëve e grupeve folklorike nga gjithandej ku flitet shqip, të cilët kënduan përgjatë tri netëve në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, për nder të festave të nëntorit.

Faleminderit nga zemra motrave e vëllezërve shqiptarë që u gjenden këto ditë në qytetin tonë, duke e bërë edhe më madhështore këtë ngarje kulturore dhe festën më të këndshme!

Faleminderit jurisë për vlerësimet profesionale, të gjithë pjesëmarrësve dhe Bordit për organizimin mbresëlënës” ka shkruar në facebook kryetari Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë për shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në ceremoninë madhështore të …