Isuf Bytyçi: Festa e festave, 28 nëntori – Dita e Flamurit

Isuf Bytyçi: Festa e festave, 28 nëntori – Dita e Flamurit

Pikërisht sonte më 28 nëntor 2024 në ora 18:00 organizoi manifestim konsullata e Shqipërisë për 28 Nëntorin – Ditën e flamurit, në Munih të Gjermanisë. Aty kishte të ftuar, shqiptarë nga të katër anët e trojeve shqiptare, pa dallim partie, religjioni apo krahine e shteti.

Të gjithë ishin mbledhur për ta festuar Ditën e flamurit, të buzëqeshur, krenarë dhe me shpresë që në një të afërt do të ndodhë edhe bashkimi i tokave tona, të cilat pa të drejtë u coptuan.

Manifestimin e ka organizuar  shkëlqesia saj znj. Gentiana Mburimi me stafin konsullor dhe, natyrisht, se aty kishte edhe bashkëpunëtorë të jashtëm, që e ndihmuan organizimin dhe ecurinë e takimit.

Ishte një sallë relativisht e madhe, me një pozitë të përshtashme, ceremonia u hap me moderim nga znj. Nevila Saja, e cila pas hapjes së takimit, i përshëndeti të pranishmit dhe i dha fjalën shkëlqesisë së saj znj. Gentiana Mburimi. Zonja Mburimi i përshëndeti të pranishmit, disa personalitete shqiptare e gjermane dhe shprehu kënaqësi që tani ishim të bashkuar për ta festuar 28 Nëntorin – Ditën e flamurit. Ajo foli për situatën ekonomike e diplomatike dhe marrëdhëniet e shtetit shqiptar me shtete tjera, me Gjermaninë e sidomos me Bavarinë dhe për prezencën e shumë shqiptarëve që jetojnë e punojnë këtu.

Pas saj, fjalën e morën edhe disa personalitete shqiptare e gjermane dhe, natyrisht se edhe ata shpalosën kujtime ndërshtetërore dhe na uruan 28 Nëntorin – Ditën e flamurit, që nga koha e të madhit Gjergj Kastrioti, Ismail Qemalit dhe Ditën e 29 Nëntorit.

Aty u mbajt edhe një recital me poezi nga znj. Jonida Alickolli, u bë vallëzim nga Shoqëria ILIRIA dhe koncert me violinë nga grupi, me profesor Rudens Turku.

Pas përfundimit të programit, u organizua një kokteil me pije e ushqime të lehta.

Kontrolloni gjithashtu

Ka vdekur, në Austri, veprimtari, Haki Hamit Qeriqi, varrimi i tij bëhet sot në orën 14.00 në varrezat e Ferizajt

Më 16 nëntor 2018 ka vdekur, në Austri, Haki Hamit Qeriqi veprimtar, poet, përkrahës e ndihmëtar i luftës së UÇK-së

Gjashtë vjet më parë, më 16 nëntor të vitit 2018 ka vdekur, në Austri, në …