Sylë Ukshini: Rusia dhe Franca, roli kyç në ndarjen e territoreve shqiptare në Konferencën e Londrës

Historiani e ish-diplomati Sylë Ukshini ka thënë se në Konferencën e Londrës (1912-1913) për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë, punën e kishte bërë në prapaskenë Franca e mbështetur nga Rusia.

Në këtë konferencë, Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë e Çamëria Greqisë. Sipas Ukshinit, Rusia e ka ruajtur qasjen politike karshi Kosovës që nga ajo kohë.

“Te përcaktimi i kufijve dhe gjeografia shqiptare, se është aktuale edhe sot, edhe në Konferencën e Londrës në prapaskenë në mënyrë të heshtur kufijtë i kishte bërë Franca ndërkaq i kishte mbështetur Rusia. Dhe çështja e Kosovës u krijua me Rusinë në vitin 1912 dhe 1913 dhe sot e kemi Rusinë në të njëjtat pozicione në kuptimet e politikës”, ka thënë ai në “Konfrontin” për Ditën e Flamurit.

Ukshini: Serbia bleu liderë shqiptarë, ndryshe do të ishte të shpallej pavarësia në Shkup

Historiani e ish-diplomati Sylë Ukshini ka thënë se Serbia ka blerë liderë shqiptarë me para në mënyrë që pavarësia e Shqipërisë të shpallej sa më larg territorit të Kosovës.

“Kryengritja e 1912-tës do të duhej të prodhonte shtetin e Shqipërisë, por çfarë u bë. Nëse i kombinon dokumentet, e sheh se ideja ishte se Serbinë e tmerronte lindja e shtetit modern në Kosovë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe shpallja e pavarësisë në Kosovë do të përmbyste përgjithmonë konceptin mitologjik që “Kosova është zemër e Serbisë”. Dhe çfarë bëri (Serbia), bleu liderë shqiptarë me para që kryengritja të zhvendosej sa më shumë jashtë territorit të Kosovës. Sikur shteti shqiptar të ishte shpallur në kryeqytetin e tij, në Shkup, në gusht të 1912-tës, ne do ta shpallnim pavarësinë para se të fillonte lufta ballkanike dhe do të kishim një pozicion shumë më të favorshëm ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ukshini ka shtuar se Shqipëria e ka shpallur pavarësinë në kohën kur ka qenë e ndarë në kuptimi territorial, ekonomik e politik.

“Kur Shqipëria është shpallur e pavarur, Shkupi i është dhënë Serbisë, Manastiri po ashtu, Janina Greqisë, ka mbetur vetëm Shkodra, kur një vendi ia merr qendrat e urbanizuara politike administrative, e lë të gjymtë. Shqipëria ka qenë e sakatosur në kuptimin territorial, ekonomik dhe politik. Kjo ka qenë sëmundje kronike që e ka shoqëruar shtetin shqiptar si në kohën e Zogut, komunizmit e deri më sot sepse ka qenë një shtet i panatyrshëm”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Makfire Beqiri Asllani: Urim për 28 Nëntorin për Ty , O BACË i nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut

Makfire Beqiri Asllani: Urim për 28 Nëntorin për Ty , O BACË i nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut

I nderuar, flijues i përjetshëm i Atdheut. Në këtë ditë të shenjtë të kombit tonë, …