Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Peter Stano: Deklarata për të zhdukurit s’po zbatohet, andaj i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë për veprim

Në një konferencë të fundit për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u pyet për deklaratën e vitit të kaluar lidhur me personat e zhdukur, të cilën e kishin miratuar Kosova dhe Serbia, por që ende nuk është zbatuar. Stano theksoi se në maj të vitit 2023, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishin arritur një marrëveshje të përbashkët për këtë çështje, por zbatimi i saj ende nuk ka filluar. “Ky është një problem shumë i rëndësishëm për të dyja palët, sepse preken njerëz dhe ka një ndikim të theksuar për familjet e atyre që janë ende të zhdukur,” theksoi Stano. Ai shtoi se, pavarësisht se çështja është diskutuar edhe në takimin e 24 tetorit 2024, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për termat e referencës të komisionit të përbashkët. Stano theksoi se dialogu mbi personat e zhdukur ka një dimension shumë të rëndësishëm njerëzor dhe duhet të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk dihet nëse Qeveria e Kosovës po planifikon krijimin e industrisë ushtarake si hap strategjik, apo për fushatë elektorale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar krijimin e industrisë ushtarake, një projekt që shihet …