Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kurti refuzoi ofertën për në NATO dhe integrimin e veriut, pasi prioritetet e tij ishin për pushtet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj veriut të Kosovës dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Haradinaj deklaroi se gjatë qeverisjes së tij, veriu ishte më i integruar dhe Kosova kishte një ofertë nga SHBA për anëtarësim në NATO, e cila, sipas tij, nuk u shfrytëzua nga Kurti. Haradinaj pretendoi se Kurti ka prioritizuar interesat personale mbi ato shtetërore, duke ndjekur politika që, sipas tij, janë orientuar drejt pushtetit dhe publicitetit. “Kurti po bën lojëra për vota dhe foto, duke sakrifikuar interesat e Kosovës,” tha Haradinaj, duke shtuar se SHBA-të e kanë ndalur një qasje të tillë. Ai gjithashtu theksoi se në qeverisjen e tij, figura si Milan Radoiçiq ishin larguar nga Kosova për shkak të ndjekjeve ligjore dhe se integrimi i veriut po përparonte në atë periudhë. “Amerikanët e kuptuan lojën e Kurtit dhe nuk e lejuan të vazhdonte me këtë qasje që dëmtonte Kosovën,” përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bajram Begaj riafirmon angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj Kosovës

Në kuadër të 112-vjetorit të Pavarësisë,  është zhvilluar ceremonia shtetërore në Pallatin e Brigadave, e …