leoni

Ramush Haradinaj: Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin aq shumë tenderë njëburimor

Ministrat e Kurtit, vetëm nën mbrojtjen e tij kanë guxuar të japin  aq shumë tenderë njëburimor, thotë Ramush Haradinaj. Ai  e ka lejuar korrupsionin, pasi është shefi i korrupsionit dhe i hajnisë në Kosovë. Ata kur vjedhin, Kurti i mbron dhe i sulmon prokurorët. Nën mbrojtjen e Kurtit kanë guxuar ministrat e tij të japin aq shumë   tenderë njëburimor. Duke f0lur për skandalet e Mimoza Kusarit dhe ministrit Faton Peci, Haradinaj thotë se Kurti është shefi i të gjitha këtyre zhvillimeve, pasi, asgjë nuk bëhet pa dijeninë e tij. “Ai po e mbron vetën dhe ata, se këto janë hallkat të të njëjtit zinxhir. Kur i këputet një hallkë e din ku mbërrin. Ai është shefi i krejt këtyre zhvillimeve, asgjë nuk bëhet pa dijen e tij, e pa bekimin e tij. Ai është përgjegjësi i parë, ka nënvizuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Jorn Rohde: Dërgoni Draft-Statutin e AKSHS-së në Kushtetuese për përparim në dialog

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka porositur autoritetet kosovare që draft-statuti i Asociacionit …