Kryeministri, Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po bëhen kundër institucioneve në veri të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri, derisa ka thënë se këto sulme kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë. Kryeministri Kurti para mediave ka pohuar se këto sulme janë shprehje e pafuqisë së disa keqbërësve. Keqbërës nuk është që nuk ka, mirëpo strukturat kriminale ose kanë ikur në Serbi, ose janë në burg në Kosovë. Nuk kemi burime të brendshme të destabilitet potencial, që nuk i menaxhojmë, e nuk ia dalim në ballafaqim me ta. Shprehje e pafuqisë së tyre, akte terrorizimi, që kanë qëllim të mbjellin frikë”, u shpreh Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Jorn Rohde: Dërgoni Draft-Statutin e AKSHS-së në Kushtetuese për përparim në dialog

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka porositur autoritetet kosovare që draft-statuti i Asociacionit …