Republika e Kosovës, komuna e Skënderajt, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – FESTIVALI FOLKLORIK GJITHËKOMBËTAR “RAPSODIA SHQIPTARE” i ndanë MIRËNJOHJE Radios Kosova e Lirë me motivacion: Për kontributin e çmuar në informimin e drejtë, të shpejtë dhe profesional, duke ofruar mbështetje të pandërprerë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të Luftës së Lavdishme Çlirimtare. Radio Kosova e Lirë nderohet me këtë mirënjohje në shenjë respekti dhe vlerësimi, unanimisht nga këshilli organizativ nën kryesimin e drejtorit të festivalit Alban Berisha.
Edicioni i 19-të
Skenderaj, 2024