Turqia

Erdohan theksoi rëndësinë e unitetit e veprimit të vendeve islame në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza

Kryetari turk Rexhep Tayyip Erdoğan theksoi rëndësinë e unitetit dhe veprimit të përbashkët për vendet islame në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu. Erdoğan tha se zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës dhe territoret e pushtuara palestineze që nga 7 tetori 2023, kanë treguar edhe një herë rëndësinë kritike të  unitetit dhe solidaritetit të vendeve islame. Ai i bëri këto komente në një video-mesazh për Samitin Ndërkombëtar Humanitar mbi “Të ardhmen e Gazës”, i cili u organizua në Istanbul nga Fondacioni Diyanet i Türkiyes dhe Fondacioni Al-Khair. Para syve të botës, gati 50 mijë nga motrat dhe vëllezërit tanë palestinezë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, janë martirizuar”, tha ai, duke shtuar: “Si rezultat i bombardimeve të Izraelit që synojnë drejtpërdrejt civilët, mbi 100 mijë palestinezë të pafajshëm janë plagosur”. Ai tha se sulmet e Izraelit në Liban kanë rezultuar në mbi 3.500 vdekje dhe se “vendet e adhurimit, shkollat, spitalet dhe të gjitha aspektet e infrastrukturës civile kanë qenë objektiva të sulmeve të Izraelit“.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …