FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor

Federata e  Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar protestë më 5 dhjetor, ku një ndër kërkesat e tyre është rritja e pagave. Sipas njoftimit të federatës, pas diskutimit të sfidave kryesore me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë, kryesia ka marr vendim për protestë. “Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mos nënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së”, thuhet tutje. FSSHK ka theksuar se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …