Shpërthimi në Zubin Potok, akt terrorist, dëmtohet kanali i Ibër-Lepencit

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vragë të Zubin Potokut, duke shkaktuar dëmtimin e kanalit të Ibër-Lepencit, një infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë të qytetarëve të Mitrovicës. Shpërthimi është cilësuar  akt terrorist, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit, ekipet e KEK-ut dhe ato të kërkim-shpëtimit. Pas shpërthimit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për Mitrovicën, ndërsa banorët e një shtëpie në zonë janë evakuuar për arsye sigurie. Policia dhe Prokuroria Speciale po hetojnë rrethanat e rastit, ndërkohë që masat e sigurisë janë rritur në të gjithë vendin pas një sërë incidentesh të ngjashme në veri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …