Ferronikeli: Dëmtimi i kanalit të Ibër-Lepencit rrezikon funksionimin e kompanisë

Ferronikeli: Dëmtimi i kanalit të Ibër-Lepencit rrezikon funksionimin e kompanisë

Kompania Ferronikeli  ka shprehur shqetësim të thellë pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, duke paralajmëruar pasoja të rënda për operacionet e saj prodhuese. Sipas një deklarate, dëmtimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një komponent kyç për proceset industriale të kompanisë. Kompania theksoi se, nëse sanimi nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të shterohen, duke shkaktuar ndalimin e paplanifikuar të operacioneve. Kjo situatë mund të ketë pasoja të mëdha për prodhimin dhe stabilitetin e kompanisë. NeëCo Ferronikeli ka ndërmarrë masa emergjente dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet për sanimin sa më të shpejtë të dëmit, duke e konsideruar çështjen një përparësi kritike.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …