Ministri Shala priti Ekipin Olimpik të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, së bashku me Ekipin Olimpik të Kosovës, para fillimit të Lojërave Olimpike në Rio De Janeiro të Brazilit, ku Kosova do të merr pjesë për herë ë parë si shtet.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se kjo pjesëmarrje e Kosovës në Lojërat Olimpike është fitore e madhe e vendit tonë, dhe si e tillë ka një domethënie të madhe për sportin e vendit tonë, por edhe për shtetin tonë, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u prezantuar në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Shala u shpreh se përbërja e Ekipit Olimpik të Kosovës me tetë sportistë në këto lojëra, është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit të Kosovës dhe dëshmi e avancimit të tij cilësor.

Ministri Shala më tej Ekipit Olimpik të Kosovës i dëshiroj suksese.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …