leoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar  sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, në Zubin Potok. Ai ka thënë se sulmi i tillë cënon jetën e qytetarëve në Kosovë dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin perëndimor. Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, ka shkruar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …