Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë vizitë të veçantë, në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë vizitë të veçantë, në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi ka bërë vizitë të veçantë në Hagë ku bashkë me vajzën e tij të vogël kanë vizituar familjarin e tyre Jakup Krasniqi i cili bashkë me themeluesit e UÇK-së tash e 4 vite po qëndron në paraburgim, në Hagë. Altini ka treguar  se kjo vizitë pas festave nëntorit ishte përqafim i historisë, krenarisë dhe sakrificës. Erdha në Hagë për të festuar së bashku me babain tim Ditën e Flamurit, daljen e parë publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Këto momente përfaqësojnë frymën e lirisë që ne si popull kemi gëzuar përmes sakrificave të mëdha”, ka shkruar Altini. Ai tha se këto vizita në Hagë tek babai i tij Jakup Krasniqi, nuk janë thjeshtë familjare, por edhe nderim e respekt për çdo shqiptar që ka bërë rrugë të gjatë drejt lirisë. “Vij për të nderuar ata që dhanë gjithçka dhe për të kujtuar se liria jonë dhe ajo e vajzës time është e rrënjosur në emrin e çdo çlirimtari, të gjallë apo të rënë, mban emrin më të çmuar, atë të UÇK-së”, ka shkruar Altin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …