leoni

Vuçiq

Aleksandar Vuçiq; Autoritetet serbe po zhvillojnë hetime për një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe po zhvillojnë një hetim për një shpërthim ndaj një kanali të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, duke i hedhur poshtë përsëri akuzat e autoriteteve nga Kosova  se Beogradi ka gisht në sulmin ndaj infrastrukturës jetike kosovare. Shpërthimi mbrëmjen e së premtes shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rritur frikën se shumë pjesë të vendit do të mbeteshin pa ujë dhe rrymë. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Albin Kurti, tha Vuçiç duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, i cili e akuzoi Serbinë për “dirigjimin” e këtij sulmi terrorist dhe kriminal.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …