leoni

Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, rivarrosen pesë dëshmorët e kombit, në mesin e tyre edhe trupi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova (E mërkurë 2 dhjetor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në Varrezat e Dëshmorëve në Kleçkë, rivarrosen pesë dëshmorët e kombit, në mesin e tyre edhe trupi i Ismet Jasharit, komandant Kumanova (E mërkurë 2 dhjetor, 1998)

Isa, Elezi, Luani e të tjerë që në mëngjes janë nisur drejt maleve të Berishës. Isë Krasniqi mbase do të qëndrojë disa ditë, meqë në shtab ende nuk kanë siguruar daktilograf dhe ai tani për tani i kryen edhe këto punë.

Elezi ka shkuar me qëllim që ta takojë Çelikun dhe Musë Jasharin për të biseduar lidhur me fyerjen dhe kërcënimin që i është bërë dje Luanit. Elezi mendon të iu thotë se nëse nuk ndërpritet praktika e tillë e injorimeve dhe e keqpërdorimeve në nivele postimesh e gradash, ai së bashku me Sylën do të depërtojnë në Zonën Operative të Drenicës. Ata do të konsultohem me Ilaz Dërgutin, Sami Lushtakun dhe Shaban Shalën lidhur me shumë probleme.

Pas dite me Berat Luzhën kemi shkuar në Spital, te mjekët, me ç` rast kemi biseduar për probleme aktuale. Mjeku, Jakup Ismajli na ka njoftuar se ditë më parë ka kontaktuar me një ekip mjekësh të një shoqate mjekësore gjermane, të cilët i kanë premtuar se do të dërgojnë ndihma dhe pajisje për spitalin tonë. Jakupi  është mjaft i sigurt se mjekët gjermanë do ta mbajnë premtimin. Pavarësisht nga ajo ndihmë këtu janë vendosur mjetet dhe pajisjet elementare me të cilat mund të punohet dhe mund të përballohet gjendja aktuale.

Reshat Gashi si zakonisht ndërhyn me ndonjë element humoristik, kësaj radhe në llogari të Jakupit, i cili është shpreson në ndihmën e gjermanëve.

Pasi jemi kthyer në shtëpi kemi takuar Refik Imerin, vëllai i Naim Imerit, një tezak imi. Refiku ka ardhur për të na vizituar dhe për të parë për së afërmi se si po gjallojmë në këto anë. Ai është inxhinier me profesion dhe ka qenë i dënuar për veprimtari antijugosllave.

Më vonë nga Kleçka kthehet Elez Durmishi. Ai tregon se sot në Varrezat e dëshmorëve në Kleçkë janë rivarrosur trupat e pesë dëshmorëve të rënë më 25 gusht me rastin e ofensivës serbe në Bajrak të Luzhnicës.

Trupat e dëshmorëve: Ismet Jashari, Kumanova, Gani Kastrati, Habib Zogaj, Nuhi Mazreku dhe Afrim Buçaj forcat serbe asokohe i kanë  marrë me vete dhe i kanë varrosur në varrezat e fshatit Shirokë të Suharekës. Ushtarët tanë e kanë identifikuar vendin dhe  gjatë natës kanë bërë zhvarrimin dhe trupat e tyre i kanë sjellë në Kleçkë.

Është e kuptueshme se në një situatë të tillë Elezi nuk e ka hapur bisedën me Fatmir Limajn. Ka mbetur për të pritur ndonjë rast tjetër.

Në mbrëmje kemi shkuar te Ramadan Rizani. Atje kemi qëndruar deri vonë…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Vajtje ardhje në relacion Divjakë Krojmir (E premte 27 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Vajtje ardhje në relacion Divjakë Krojmir (E premte 27 nëntor, 1998)

Sipas marrëveshjes paraprake, Elezi dhe Ali Mullini na kanë përcjellë në relacionin tanimë të përditshëm, …