Hykmete Bajrami kërkon transparencë për shpenzimet e MKRS-së

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur pikëpyetje lidhur me menaxhimin e fondeve nga MKRS-së, duke kërkuar transparencë për efektet e mbi 50 milionë eurove të shpërndara si subvencione gjatë viteve 2021-2023. Ajo  kritikoi prioritetet e ministrit Hajrullah Çeku, duke krahasuar shpenzimet për subvencione dhe ato për investime kapitale. Sipas raportit të auditimit për vitin 2023, MKRS ka shpenzuar 25.8 milionë euro për investime kapitale gjatë periudhës trevjeçare, ndërsa për subvencione ka ndarë 50.4 milionë euro. Bajrami theksoi se investimet kapitale zakonisht sjellin ndikim më të gjerë në ekonomi, duke krijuar vende pune dhe efekte multiplikuese, dhe pyeti për rezultatet konkrete të subvencioneve të shpërndara. Duke marrë parasysh raportimet gjatë verës, është mirë që këto subvencione të trajtohen seriozisht. Kush i mori dhe për çka?

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …