Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi si pengesë për sigurinë në veri zotimin e vitit 2013, që ndalon Ushtrinë e Kosovës të operojë në atë zonë pa lejen e KFOR-it. Klinaku akuzoi Kurtin për bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin. Ai deklaroi se sulmet nga Serbia janë intensifikuar që nga ardhja e Kurtit në krye të qeverisë dhe ngriti pikëpyetje mbi qasjen e tij ndaj sigurisë dhe raportit me Serbinë. Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudo zyra e Prokurorit. me seli në Hagë. Ai shtoi se sulmet e Serbisë gjatë mandatit të Kurtit duhet të vlerësohen nga publiku për të kuptuar nëse këto janë pasojë e trimit apo e frikacakut, tha, Faton Klinaku
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …