Nё Prishtinё u mbajt finalja e kuizit tё diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën morën pjesë nxënësit shqiptarë nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia, që u organizua nga Ministria e Diasporёs. Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga lёndёt gjuhё e letërsi shqipe, kulturё, histori dhe gjeografi. Ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Murati, i cili falënderoj mësuesit shqiptarë që me përkushtim mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në shtete të ndryshme të botës
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …