Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Halil Alidema” në Pozheran, ka shënuar sot Ditën Botërore të HIV /AIDS me nxënësit e klasëve të IX-ta.

Dr.Vjollca Kadolli-Halili drejtoreshë e QKMF -Viti dhe Drita Pira drejtoreshë e shkollës, para të pranishmëve sqaruan qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor.

Me këtë rast dr.Festona Qamili – mjeke nga QKMF-së në Viti, ka mbajtur ligjëratën para nxënësve dhe ka treguar për shifrat ne botë, por edhe ne Kosovë. Që nga rasti i parë në Kosovë janë 212 raste me HIV/AIDS. Vetëm në vitin 2024 në Kosovë janë paraqitur 31 raste të reja.

Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve të ndryshme në shkolla dhe komunitet po shënon ditët e kalendarit të promocionit të shëndetit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt punëtoria për hartimin e planit për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve Kadastrale

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Aktivitetit “Qeverisja e Pronës” të USAID-it dhe Komunës së Deçanit, …