Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Takimet u konfirmuan nga zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Anita Hipper. Zonja Kallas është shefja e re e politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së dhe së bashku me pjesën tjetër të komisionarëve të KE-së nisën mandatin më 1 dhjetor. Anita Hipper në një konferencë për media iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 dhjetor dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …