leoni

KFOR-i dënon sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkon drejtësi dhe rikonfirmon përkushtim ndaj stabilitetit

Misioni i KFOR-it, ka lëshuar një komunikatë lidhur me sulmin e rëndë të së premtes në kanalin Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës. Në deklaratë dënohet fuqishëm sulmi, i cili ka ndikuar seriozisht furnizimin me ujë dhe energji elektrike në atë zonë. KFOR dënon fuqishëm këtë sulm dhe thekson rëndësinë e përcaktimit të fakteve dhe sjelljes së përgjegjësve para drejtësisë, thuhet në komunikatë. Njësitet e KFOR-it janë vendosur për të siguruar objektin dhe rajonin përreth, duke ofruar gjithashtu mbështetje inxhinierie dhe logjistike për institucionet. Për më tepër, misioni vazhdon koordinimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX për ruajtjen e stabilitetit dhe lirive për të gjitha komunitetet, duke zbatuar mandatin e tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Ndërkohë, KFOR ka refuzuar një kërkesë të Qeverisë së Kosovës për dislokimin e njësive të FSK, në veri të vendit, duke rikonfirmuar rolin e tyre si garantues i një mjedisi të sigurt dhe të paanshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …