Komuna e Prishtinës Në bashkëpunim me Lekë Gjurgjiali nga organizata “Zë”, hapën ekspozitën “Bërthamë” në Komunën e Prishtinës, e cila përfaqëson një mundësi të veçantë për t’i dhënë zë dhe hapësirë fëmijëve me aftësi të kufizuara. Komuna ka pamje tjeter falë pikturave të realizuara nga fëmijët me aftësi të kufizuara, që u ekspozuan në hapësirat e saj. Secila pikturë përcjellë mesazhe të fuqishme dhe emocione të veçanta.
Ekspozita, e cila përmban 30 vepra artistike të krijuara nga fëmijët e talentuar, nuk ka ndikuar vetëm në zbukurimin e hapësirave, por ka pasuruar edhe mendimet tona, duke na ftuar të shohim botën përmes syve të tyre.
Bashkë me fëmijët, kremtuam fuqinë transformative të artit si një mjet që kontribuon në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të barabartë.