Analisti, Astrit Gashi, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet votimi jashtë Kosovës, pasi këtë mundësi e shfrytëzon Serbia për të manipuluar procesin zgjedhor duke sjellë votat e mbi 130 mijë kolonëve serbë, të cilët do të minojnë legjitimitetin dhe rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! Realiteti zgjedhor në Kosovë është krejtësisht ndryshe. Në vend janë afërsisht 45 mijë votues serbë me të drejtë vote të vlefshme. Çdo votim jashtë Kosovës i organizuar nga Serbia nuk është asgjë tjetër veçse një strategji e saj për të destabilizuar vendin dhe për të ndikuar në proceset demokratike të tij. Diaspora shqiptare duhet të votojë vetëm në Kosovë, duke siguruar transparencë dhe kontroll të procesit zgjedhor. Çdo veprim tjetër mund të rrezikojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës! KQZ-ja duhet të qëndrojë e vendosur dhe të mbrojë të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …