Në ditën e personave me aftësi të veçanta, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi kujtoi dhe nderoi personat me nevoja të veçanta, të cilët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë.
Në një postim të tij në Facebook, kryetari ka cekur se institucionet komunale, janë të përkushtuar që të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme, duke krijuar kushte më të mira dhe shërbime cilësore për këtë kategori të barabartë të shoqërisë sonë.
3 dhjetori është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi te kufizuara.