leoni

Astrit Dehari

Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar kryeministrit Albin Kurti, për rastin e Astrit Deharit

Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shttit i kanë reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili duke folur për Astrit Deharin dje në Kvuend tha se Prokuroria s’është reformuar, ndërsa e akuzoi kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mund ta bëjë edhe prokurorinë, edhe gjyqësinë. Prokuroria duhet ta zbardhë rastin e shokut tonë të mbytur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016, Astrit Dehari. Por Prokuroria nuk është reformuar… Në vitin e ardhshëm i bëjmë 4 vjet në qeverisje, por KPK-ja është e njëjta. Aty në krye edhe më tutje me ndikim e me funskion është Blerim Isufaj”, tha ai. KPK dhe ZKPSH thonë se “deklaratat e Kryeministrit për raste individuale, duke i interpretuar ato në mënyrën e tij dëshirore, pa i ditur faktet dhe duke e keqinformuar publikun në mënyrë të qëllimshme, lëndojnë ndjenjat e familjarëve të të ndjerëve, përbëjnë ndërhyrje dhe presion të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë dhe cenojnë rëndë pavarësinë e sistemit të drejtësisë”

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …