Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimeve të sotme nga Gjykata Speciale. Ai ka bërë me dije se kjo gjykate po e vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka përmendur emrat që janë arrestuar sot nga kjo gjykate.“Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Trashësia e borës në disa vende të Bashkisë së Korçës ka arritur afër 2 metra
Mediet në Shqipëri njoftojnë se në juglindje të vendit ka pasur reshje të mëdha të …