Dëshmitari, Sokol Bashota, në procesin gjyqësor, në Hagë, u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, të cilët e kishin apostrofuar si përgjegjës për komunikatat e UÇK-së, për një periudhë të caktuar. Gjatë seancës gjyqësore, Thaçi kërkoi një konsultim me mbrojtjen e tij, duke i kërkuar gjyqtarit që të lexohej transkripti i deklaratave. Gjyqtari Mettro lexoi një deklaratë të Rexhep Selimit, ku ai kishte përmendur Bashotën si përgjegjës për komunikatat e UÇK-së, deri në vitin 1997. Bashota mohoi të ketë pasur ndonjë rol në përgatitjen e komunikatave, duke theksuar se nuk kishte shkruar asnjë prej tyre. Ai shtoi se pas arrestimit të Nait Hasanit, ai dhe Xheladin Gashi kishin mbetur në Kosovë, por nuk kishin pasur lidhje me komunikatat. Gjyqtari i pyeti Bashotën për deklaratat e Thaçit, ku ai kishte përmendur Bashotën dhe Gashin si përgjegjës për komunikatat pas arrestimit të Hasanit. Avokati i Thaçit kërkoi që të lexohej në detaje transkripti i intervistës, duke i dhënë mundësinë Bashotës të sqaronte deklaratat. Dëshmia e Bashotës do të vazhdojë dhe sot.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …