Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mirëpret në PDK, diplomatin, Arbër Behluli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se partisë iu ka bashkuar edhe diplomati,  Arbër Behluli, i cili është djali i ikonës kulturore, këngëtares së shquar Shkurte Fejza, si dhe nipi i heroit Azem Behluli. Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit.  Arbër Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …