leoni

Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje e ka ndërprerë seancën e radhës, për shkak të deputetëve të Listës Serbe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje e ka ndërprerë seancën e radhës, pasi ka thënë se deputetët e Listës Serbe po provokojnë. Konjufca është treguar i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve u ka thënë se vijnë në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës të ketë këso sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve.  Shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërpritet kjo seancë dhe kërkoj ta lironi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …