Edhe pse teknikisht i mundur, ndryshimi i kahut të lumit Ibër nga Serbia në dëm të Kosovës një akt i tillë do të shkaktonte shkelje të ligjit dhe konventave ndërkombëtare, thonë ekspertët. Megjithatë, sipas tyre, nevojiten garanci për sigurinë e kësaj rrjedhe, si dhe alternativa për të reduktuar varësinë e madhe nga ky damar i rrezikuar. Shpërthimi që dëmtoi kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës, për të cilin autoritetet kosovare fajësuan Serbinë, nisi një diskutim për sigurinë e këtij furnizimi ujor vital për jetën e shumë kosovarëve. Sulmi mund të rrezikonte edhe furnizimin me energji në Kosovë, për ç’ shkak Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjendet zgjidhje alternative për furnizimin me ujë të termocentraleve. Për sulmin e 29 nëntorit, si pasojë e të cilit nga ajo ditë po vazhdojnë reduktimet e ujit të pijes për një pjesë të Kosovës, pati disa të arrestuar dhe bastisje në veri të vendit. Serbia e mohoi përfshirjen dhe tha se do të bëjë edhe vetë hetime për këtë sulm.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …