Qeveria Kurti është në vazhdimësi po kritikohet për punësime të anëtarëve të familjeve të zyrtarëve të lartë. Dje Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Lumnije Zekën, bashkëshorten e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të bordit të drejtorëve të KOSTT-it. Kështu ka njoftuar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit që është bërë në seancë. Drejtorë të bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ndërkohë, si anëtare e bordit të KOSTT është emëruar edhe, Rejhane Zylfiaj.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …