Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se vendi i tij ka gatishmëri për t’i marrë prapa disa emigrantë nga Austria, sipas rregullave të Bashkimit Evropian, me qëllim për t i kthyer ata në vendin e tyre të origjinës, në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai tha se Hungaria ka marrëveshje dhe procedura me vendet e origjinës, e po ashtu, edhe me shtetet nëpër të cilat emigrantët do të kthehen në shtëpitë e tyre me autobusë. Hungaria do t’i merrte prapa vetëm emigrantët që kanë hyrë në BE duke u regjistruar në Hungari, në harmoni me rregullat për azil të Dublinit, ndërsa ata nga Lindja e Mesme, që kanë hyrë në BE nëpër Greqi, do të refuzohen.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …